Njëzet e tre shtete kanë kërkuar teknologji për ndjekjen nga Ejpëll

Autoritetet e 23 shteteve në botë kanë kërkuar qasje në teknologji për ndjekjen e kontakteve nga kompanitë Ejpëll dhe Gugëll.
Dy kompanitë bënë të ditur se disa shtete federale amerikane dhe 22 shtete të tjera kanë kërkuar qasje deri te teknologjitë e tyre, por deri më tani nuk dihet sa në fund do të publikojnë aplikacione të cilat i shfrytëzojnë.
Përdorimi i aplikacioneve për ndjekjen e shpejtë të kontakteve, në të cilat autoritetet identifikojnë dhe testojnë persona të cilët ishin para pak kohësh në afërsi të bartësve të koronavirusit, u regjistrua si mjet potencial për parandalimin e epidemive të reja.
Kjo do të mund t’iu ndihmonte autoriteteve që të testojnë më shumë persona potencialisht të infektuar, se sa që mund me kujtim eventual të pacientëve për interaksionet e para pak kohësh.