Njësiti për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike po dezinfekton Kumanovën (Foto)

Kumanova po i ngjason gjithnjë e më tepër filmave të fantashkencës. Sot edhe pjesëtarë të Njësitit për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike (MABK) u kyç në dezinfektimin e këtij qyteti. Ata bëjnë dezinfektimin e postave, bankave dhe vendeve të frekuentuara në qytet, shkruan Gazeta Lajm.
“Me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe me kërkesë të Shtabit komunal të krizës në Kumanovë, pjesëtarë të Armatës nga Njësiti për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike u kyç në dezinfektimin e postës dhe bankave në Kumanovë, ku këtyre ditëve ka koncentrim më të madh të qytetarëve”, informojnë nga ARM.