Arrestohet person nga Haraçina, nuk u ndal me veturë, policia gjuajti me armë

Policia të hënën ka arrestuar 20 vjeçarin me iniciale F.H. nga Haraçina, për shkak se me veturën e tij nuk është ndalur në sinjalin e dhënë policor në rrugën Gjorçe Petrov. Siç njofton MPB, policët kanë gjuajtur në ajër dhe e kanë ndalë veturën tek ura “Lluka Gerov”, transmeton Gazeta Lajm. Në veturë ka qenë edhe një bashkudhëtar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia do të dorëzojë parashtresë adekuate ndaj tyre.