Një udhëkryq i panevojshëm i politikës kosovare

Gëzim Podgorica

Kosova po futet në një ekuacion politik tè vështirè pèr t’u zgjidhur, me shumë të panjohura e krejt të panevojshëm , të pa sens për situatën në rang global, por edhe të paarsyetuar politikisht dhe të dëmshme në shumë plane. Megjithëatë tashmë ajo ndodhet në këtë kryqëzim dhe drejtuesve të partive politike që gatuan këtë gjellë të hidhur , nuk po ju pritet deri sa ta shohin Kurtin të rrëzuar dhe Vjosa Osmanin të defaktorizuar politikisht. Pavarësisht asaj që është përgatitur prej kohësh në shpellën e gjarpërit, Albini,Vjosa dhe grupi i reformatorëve të rinj as nuk rrëzohen dhe as nuk defaktorizohen nga skemat e qepura keq dhe me një shpejtësi të ligë nga disa sklerotiķë me menapauzë mentale të LDK-së dhe as nga disa ish -komandantë me injorancë ulëritëse.Ditët e pas mocionit ju dhanë shumë shpejt të drejtë Albinit,Vjosës,Glaukut e të tjerëve në një mbështetje popullore që sa vjen e rritet.Kjo i ka nervozuar tej mase inspiruesit dhe ekzekutorët e kurthit institucional, aq sa i ka bërë të kalojnë edhe në demonstrime publike të mllefit të tyre.Mosthirrja në mbledhjen e kryesisë së LDK-së të nënkryetares së partisë dhe kryesuese e listës së deputetëve ,Vjosa Osmanit,dëshmon qartë se inkuizitorët nuk falin dhe i kishin mprehur me kohë shpatat.Në fakt ata po investohen, duke prerë degën e pemës ku po kacavirreshin, për të shpejtuar rënien e lirë të subjektit politik rugovian ,që ishte një aset për Kosovën, kur ishte i patjetërsuar kaq pa dhimbje nga Isa Mustafa dhe një grup interesaxhinjsh afatshkurtër që e rrethojnë.
Por humbja në rejting e LDK – së është njera anë e dhimbshme e aktualitetit politik.Ana tjetër, është se si do ballafaqohet Kosova me një varg problematikash që paraqiten në këtë periudhë para saj.
Formimi i qeverisë së re e cila ka disa kohë që po intrigohet në mes LDK-së,AAK-së ,NISMËS dhe Listës serbe ( që
votoi pro mocionit dhe kundër koalicionit VV-LDK ) ,pret të marrë mandatin nga Thaçi,pavarësisht se praktika kushtetuese e viteve 2010 dhe 2017 e rrëzon një iniciativë të tillë. Handikapi kushtetues që po provon Thaçi të realizojë megjithëse bie ndesh me atë që ka ndodhur në dy raste analoge, krijon precedentin e rrezikshëm institucional që partia e parë që fiton zgjedhjet do jetë gjithnjë e varur nga subjektet e tjera dhe opozita përmes pazareve ( përvojë e hidhur që nuk i ka munguar Kosovës ) të krijojë mazhorancë qeverisëse dhe të devijojë kështu vullnetin e zgjedhësve.Ligjëvënësi jo rastësisht e ka theksuar këtë të drejtë në Kushtetutë ,pasi legjitimiteti demokratik i fituesit cënohet e nepërkëmbet , siç është përgatitur të realizojë Thaçi,Mustafa ,Lista Serbe e Co prej kohësh.Për të mbrojtur këtë vullnet të zgjedhësve është përcaktuar si e panegociueshme e drejta e fituesit për të marrë mandatin qeverisës.
Goditja që po i bëhet zgjedhësve nga maskat që votuan mocionin me 25 mars sa e pabesë , është edhe aq e pamoralshme ,por edhe me precedentë të rrezikshëm institucional. Kjo sjell dëme për një qeverisje stabile e të harmonizuar natyrshëm mbi baza programore.Në se VV dhe LDK iu deshën tre muaj që të përafronin programin e tyre qeverisës, pavarësisht se në shumë terma ata kishin konverguar
që gjatë fushatës,tani pa asnjë konsultim programi është gati dhe po mbajnë frymën se kur Hashimi po hedh firmën e premtuar. Anormaliteti programor qeverisës duket jo thjeshtë në këtë padurim për të vrapuar drejt kolltuqeve,por edhe në pozicionet diametralisht të kundërta që ka patur LDK -ja përballë partive të PAN- it në fushatën e 6 tetorit.Ngjizja e këtij koalicioni të panatyrshëm në përfaqësimin zgjedhor,shpreh qartë interesa të një klike e cila ka humbur moralin dhe ka si orientim mercenarizmin dhe shfrytëzimin deri në palcë të trupit të drobitur nga korrupsioni i pafre ndaj Kosovës. Të hysh në qeverisje pa një program të harmonizuar në Kosovën e ballafaquar me sfida të shumta, ështe një nismë e shfaqje papërgjegjshmërie e njerëzve që u mungojnë skrupujt më të domosdoshëm moral.
Rruga nuk do jetë kaq e lehtë sa e kanë bërë hesapin në shpellën e gjarpërit aleatët e pabesë të koalicionit që ëndërron pushtetin e pamerituar e të paçertifikuar nga zgjedhësit.
Me një legjitimitet me shumë pikpyetje, pa një bazë programore të harmonizuar , në sfodin e një krize globale dhe përballë kërkesës për t’u ulur në tryezën e dialogut larg konsensusit të gjerë politik,përkundrazi në një tensionim që do vijë në rritje , Qeveria e koalicionit të ri i ka shtuar udhëkryqet e Kosovës , si në planin e brendshëm , ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Ata që po sponsorizojnë ardhjen e qeverisë së re ,do kërkojnë dialogun e menjëhershëm Kosovë – Serbi. Ashtu siç ka harruar shumë gjëra, Isa Mustafa mund të ketë harruar se ishte pikërisht dialogu që i shkurtoi periudhën qeverisëse dhe e rrëzoi nga pushteti vite më parë.Po ashtu edhe Haradinajn. Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra që nga ajo periudhë,përveç se janë vishtirësuar
kërkesat e ngushtuar koridoret nga mund të lëvizësh.Thaçi do vazhdojë të mbajë flamurin e zgjidhjes dhe të bejë lojën e tij për të shpëtuar me çdo kusht nga Gjykata Speciale ,me assin gati të shkèmbimit të territoreve,gjë që nuk kanë këllqe Mustafa e Haradinaj ta realizojnë.
,por edhe me gjasa parlamenti vështirë ta ratifikojë .Por Thaçit i duhen fitoret përmes viktimizimit .Pavarësisht se shkëmbimi i territoreve paraqitet si zgjidhja që i jep fund konfliktit, ajo èshtë më pak e mundshmja për t’u implementuar në praktikë.Konflikti i sovranitetit në Veri , i rishfaqur në periudhën e pandemisë , është një riciklim për gjatë gjithë kohës që shteti i ri i Kosovës është formuar.Rrënjët e tij lidhen platformën e vjetër serbe që daton që në vitin 1844 për zgjerimin e territoreve serbe në trevat shqiptare. Si i tillë ky konflikt është pothuaj i pamundur të zgjidhet duke bërë shkëmbime territoriale,pavarësisht se Moska që mbështet konceptet etno- territoriale, do ishte më investuara në heshtje në këtë drejtim.
Kësaj radhe ulja në bisedime nuk do jetë qoka diplomatike e radhës .Rifillimi i bisedimeve dhe zgjidhja është një interes i afishuar publikisht i aleatëve por edhe vetë Kosovës . Por opsionet pavarësisht se janë disa ,janë të komplikuara për Kosovën dhe jo penalizuese për Serbinë.Përkundrazi , ajo në të gjitha opsionet është prezente në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. As shkëmbimi i territoreve nuk e nxjerr jashtë .Serbia hyn e avantazhuar në bisedime, siç është e avantazhuar edhe tani që Kosovës i jepen ultimatume për veprime të menjëhershme dhe në këmbim, Serbisë thjesht këshilla që të ndalë fushatën tërheqjes së njohjeve.
Në kontekstin e vështirë të dialogut ,i cili si për qeverinë legjitime Kurti, ashtu edhe për qeverinë jo legjitime të skemave perfide LDK – AAK and Co , zgjidhja përmes reciprocitetit, ishte një rrugë që i vishtirësonte komunikimin e përkohshëm diplomatik politikës kosovare ,por i rriste kredencialet dhe integritetin në bisedimet përballë Serbisë.
Kosova vërtet nuk ka luksin të humbasë miq të çmuar që e kanë mbështetur në kauzën e saj të qënies si shtet dhe i kanë hapur rrugën e lirisë,por nuk ka as luksin të humbasë shanset e një politike dhe administrimi të ri e shpresëdhënës për kosovarët por edhe miqtë e sinqertë që e mbështesin.Një depresion publik i popullit të Kosovës përballë zgjidhjeve të imponuara nga një kastë politikanësh që energjinë e dobët intelektuale e kanalizojnë vetëm në skemat e paprincipta të kompromiseve për pushtet, do të ketë çmim më të lartë se sa një qasje jo shumë diplomatike e Kurtit në disa situata që gjithsesi vlejnë për t’u analizuar. Ajo që i mungon Kurtit vjen duke u ratifikuar, ndërsa ajo që i mungon kastës së vjetër është e pakorigjueshme dhe me pasoja të identifikuara në Kosovë.Qeveria e përgatitur në errësirë dhe përmes intrigash vetëm sa do t’ia shtojë udhëkryqet politikës e specifikisht Kosovës.Zgjidhjet që priten e po sponsorizohen me bujë do vonohen edhe më shumë ! Ata ka shumë mundësi të prodhojnë destabilitet e tensione sociale, që mund të çojnë drejt përplasjesh jo të vogla si dhe një varg implikimesh të brendshme,por me rezonancë negative edhe në Ballkan .