“Er Kanada” i ndërpret fluturimet me SHBA-në

Kompania ajrore “Er Kanada” mbrëmë ka njoftuar se i ndërpret lidhjet ajrore me SHBA-në, pasi Otava dhe Uashingtoni janë dakorduar të vazhdojnë kufizimin e udhëtimeve ndërkufitare për 30 ditë
shtesë për shkak të pandemisë me Kovid-19. “Er Kanada” ka theksuar se fluturimet e fundit komerciale mes Kanadasë dhe SHBA-së do të jenë më 26 prill.
Kompania ajrore e Kanadasë planifikon të rinovojë fluturimet më 22 maj nëse nuk vazhdojnë kufizimet qeveritare.
Të gjitha udhëtimet që janë të domosdoshëm mes Kanadasë dhe SHBA-së janë ndaluar nga 21 marsi edhe pse kufiri edhe më tej është i hapur për tregti. Kompania ajrore “VestXhet” poashtu ka pezulluar fluturimet ndërkufitare dhe ndërkombëtare deri më 4 qershor.