Një tjetër shtet i ‘hap luftë’ Rusisë, do të furnizojë me gaz Evropën

Nëse Vladimir Putin vazhdon me synimet e tij për të pushtuar Ukrainën, atëherë Australia do të jetë shteti i radhës që i del kundër Rusisë.

Australia do të kthehet në furnizuesen kryesore të Europës me gaz, kështu konfirmoi ministri i shtetit për Burimet Natyrore dhe Ujore, Keith Pitt.

Ky vendim erdhi pasi SHBA-të diskutuan me aleatët evropianë për një mundësi tjetër të furnizimit me gaz, krahas atij rus.

Australia renditet në vendin e 27 për sa i përket rezervave të gazit natyror, ndërsa Rusia renditet e para në botë, duke poseduar rreth çerekun e të gjithë gazit të globit.

Gjermanisë dhe shteteve të tjera të unionit që janë të varura nga gazi rus duhet të ristrukturojnë strategjitë e tyre në lidhje me Rusinë, teksa kontinenti evropian po përballet me dimrin e egër dhe një krizë të lartë energjetike.