Dalin pamjet e arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane në Romë (VIDEO)

Një organizatë kriminale në Itali është shkatërruar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë.

Policia italiane ka arrestur 13 persona që dyshohen për trafikim droge, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, njofton Klankosova.tv.

“Corriere della Città” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimeve që janë kryer teksa Elsa Lila është arrestuar në Romë.

Mediat italiane raportojnë se pjesë e të dyshuarve është edhe një boksier i quajtur Petrit Bardhi, i njohur me pseudonimin “Titi”, emri i të cilit doli edhe në një tjetër operacion të kryer nga autoritetet italiane disa muaj më parë.

Sipas shtypit italian, Elsa Lila dyshohet se mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.