Një tërmet i fortë goditi Indonezinë, të paktën tre të vdekur

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi ishullin e Bali. Tre persona mbetën të vdekur, njoftoi Agjencia Indoneziane e Kërkimit dhe Shpëtimit.

Dy persona vdiqën nga rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga tërmeti, dhe i treti në rrënoja, sipas Agjencisë Indoneziane të Kërkimit dhe Shpëtimit.

“Të gjithë të prekurit nga tërmeti u evakuuan dhe dëmet po vlerësohen”, tha zyrtari i Agjencisë, Gede Darmada.

Tërmeti preku qarqet Karangasem dhe Bangli në anën lindore të ishullit turistik.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën. Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash.