Rajon-Botë ISIS-K merr përsipër sulmin në një xhami në Kandahar – të paktën...

ISIS-K merr përsipër sulmin në një xhami në Kandahar – të paktën 41 të vdekur

Të paktën 41 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur është bilanci më i fundit pas sulmit në një xhami në qytetin afgan të Kandaharit.

Mediat vendore raportojnë një deklaratë të shtetit islamik, ISIK-K, e cila ka marr përsipër sulmin vdekjeprurës.

Deklarata shtoi se dy luftëtarë të Shtetit Islamik vranë rojet e xhamisë, sulmuan brenda dhe hodhën veten në erë.

Theksojmë se kjo është java e dytë radhazi që terroristët kanë kryer një sulm në lutjet e së premtes dhe kanë vrarë dhjetëra besimtarë.

Ndryshe, talebanët tash e dy muaj kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas largimit të forcave ndërkombëtare.