Një sugjerim për Albin Kurtin

Shkruan: Koco Danaj
I nderuar Albin
Të njoh mirë dhe si kryetar të VV dhe si kryeministër të Kosovës.
Ti njoh edhe problemet që ke jo vetëm me shovinizmin sërb, por dhe me emisarët amerikanë dhe europianë të cilët vazhdojnë të “kafshojnë” teritore shqiptare herë si në rastin e Debëlldesë, herë si Çakorin dhe herë si Salamandrën e Komunave sërbe
Duke mos u zgjatur shumë me opozitën e me disa media e intelektualë të ndryshëm në mbarë hapsirën shqiptare; po të bëj një sugjerim
Cili është ai?
Ti nuk je vetëm kryeminisfër i Kosovës.
Ti je dhe kryetar i Lëvizjes Vetvendosje e cila ka në programin e saj bashkimin e trojeve shqiptare mbi bazën e Aktit juridik të Kuvëndit të Vlorës 1912 që shpalli Pavarsinë e Shqipërisë Në kufijtë e saj natyrore Preshevë -Prevezë dhe Durrës-Shkup
Atëhere kur takohesh me gjithë ata emisarë të shumtë që të kërkojnë të formosh një “ Republikë sërbe në Kosovë” jepu një përgjigje më të plotë: Pse të mos respektojmë 28 Nëntorin e vitit 1912 dhe kufijtë që shpalli Kuvëndi i Vlorës. Ju zotërinj dhe vetë qeveritë tuaja e njihni këtë datë sepse dhe tlegramet që i çoni Shqipërisë për pavarsinë, ja Dërgoni në 28 Nëntor dhe jo më vonë!!!!
Nuk po ta zgjat më shumë. Është thjesht sugjerim. Behu edhe njëherë Kryetar i Vetëvendosjes.
Të jesh i sigurtë se do ti vësh në pozitë të vështirë që nga Eskobari deri te Lajçaku etj. Dhe jo thjesht ti, por dhe Kosova do fitoje dhe Salamandra e komunave sërbe që Eskobari kërkon ta bëjë kur të bisedojë me të tjerët do dështojë se para partive të tjera që janë në opozitë. Është e para Vetlvendosja qe me programin e saj është partia e parë që është në OPOZITË
Me respekt
Koço Danaj