Një rrëfim për një ditë të bukur…

Shkruan: Enver Rrobeli

Deri në vitin 1935 turqit nuk kishin mbiemra. Një popull pa mbiemra, edhe kjo bën vaki. Më 1 janar 1935 hyri në fuqi një ligj që i obligonte turqit të pranojnë një mbiemër. Më 24 nëntor 1934 parlamenti ia kishte dhënë themeluesit të republikës, Mustafa Kemalit, titullin «Atatürk», babai i turqve. Këtë mbiemër s’guxon ta mbajë askush tjetër në Turqi. Meqë s’kishte traditë mbiemrash, njerëzit duhej t’i sajonin ata. Shkrimtari Orhan Pamuk bart si mbiemër një bimë barishtore njëvjeçare. Mbiemri i liderit opozitar turk Kemal Kılıçdaroğlu domethënë «i biri i shpatëmbajtësit». Yılmaz Güney është njëri prej regjisorëve më të njohur turq. Mbiemri i tij domethënë «jug», pra pika e horizontit që është përkundrejt veriut. Më 1974 Güney, nën ndikimin e alkoolit, vrau një gjykatës në kazino. U dënua me 19 vjet burg. Prapa grilave ai shkroi skenarin për filmin Yol (Rruga). Më 1982 ky film fitoi Palmën e Artë në Cannes të Francës. Një vit më parë Güney u arratis në Francë. Atje vdiq. Është i varrosur në Paris në varrezat Cimetière du Père-Lachaise.
Rrëfimet më të bukura (dhe nganjëherë më interesante) i shkruan jeta.

* Shkrimi është marr nga facebook i analistit Enver Rrobeli