Gjykatësit kushtetues të ndarë për amnistinë për “27 prillin”

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme të dytë i shqyrtoi nismat për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi dhe veçanërisht për nenin 2. Qëndrimet e gjykatësve kushtetues janë ndarë. Për disa nisma duhet të hidhet poshtë si e pabazë, ndërsa sipas të tjerëve Ligji është kundërkushtetues dhe nisma nuk mund të hidhet poshtë.

Gjykatësi kushtetues Naser Ajdari, duke i arsyetuar nismat, tha se kërkesat për konfirmim të kushtetutshmërisë duhet të hidhen poshtë si të pabaza sepse gjykata tashmë ka vendosur mbi këtë ligj.

“Sipas rregullores, kur Gjykata Kushtetuese në nismën paraprake do të vendosë për çështjen e tillë, zgjidhje e vetme është propozimi i tillë të hidhet poshtë si i pabazë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të vihet në rolin e Kuvendit, por ai vendos nëse Kuvendi ka pasur të drejtë kushtetuese ta sjellë ligjin dhe për atë çështjet e tilla për të drejtën e dhënies së amnistisë janë të pabaza”, tha Ajdari.

Sipas gjykatësit Jovan Josifovski, këto dy nisma janë arsyetim i hollësishëm, dhe duhet të pranohen, veçanërisht që ai mbetet në qëndrimin e tij paraprak, se ligji është kundërkushtetues.

“E padiskutueshme është se Kuvendi jep amnisti, por neni 2 me të cilin ndryshohet e drejta e vendosjes së gjykatës. Nuk është hera e parë të jepet amnisti, ky është rasti i gjashtë i amnistisë. Nuk mundet Kuvendi i cili jep amnisti ta transmetojë të drejtën e gjykatës të vendosë në mënyrë arbitrare se kush do të fitojë, ndërsa kush nuk ka amnisti për vepër të njëjtë penale. Për këto arsye konsideroj se ligji është kundërkushtetues”, tha Josifovski.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, tha se qëndrimi i tij personal është se të gjitha normat juridike duhet të jenë funksionale dhe se me dhënien e ligjeve të tilla për ngjarje të tilla nuk përforcohen vlerat shtetërore.

“Asnjëherë nuk do të mbështes amnisti të tilla të cilat janë në dëm të shtetit. Me këtë ligj në tërësi ne nuk do t’i disiplinojmë autorët dhe nuk i përforcojmë vlerat shtetërore”, deklaroi Murati.

Gjykatësi Osman Kadriu, theksoi se duhet të pranohet se ligjdhënësi nuk jep amnisti për vepra me të cilat rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit.

Gjykatësja Kushtetuese Elena Gosheva, tha se ka shumë mospërputhje dhe se duhet të hidhet poshtë propozimi për refuzim të nismës si të pabazë.

“A vendosi Kuvendi në amnistitë paraprake që përfshihen dhe cilat vepra penale. Kur u soll aministia nga viti 2001 nuk shihej për ç’farë dhe sa vepra penale amnistohen. Nuk dua të kthehem prapa në tema të tilla, por nuk mundet tani të konfirmojmë se ligji është kushtetues”, deklaroi Gosheva.

Nisma për vlerësim të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi është dorëzuar nga Todor Petrov nga Kogresi botëror i Maqedonisë, ndërsa nisma për nenin 2 të ligjit të njëjtë është dorëzuar nga avokatja Joshevska Anastasovska.

Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë në votim të fshehtë. /MIA/