“Një psikopat dhe terr*orist”, ylli televiziv u tregon rusëve se kush është Putini

Aktorja ukrainase Anna Kuzina, e cila u bë e njohur me rolin e saj si ‘Yana Semakina’ dënoi ashpër veprimet e Putinit dhe falënderoi Forcat e Armatosura të Ukrainës për mbrojtjen.

Edhe pse të famshmit po vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Putinit të tërheq trupat nga Ukraina dhe t’i japë fund luftës, transmeton Indeksoline.

Pas Maxim Galkin i cili është një nga të famshmit e parë rusë që mbështeti popullin ukrainas edhe aktorja Anna Kuzina nuk heshti ndaj sulmit rus.

Aktorja pranoi se merr shumë mesazhe nga fansat rusë që dënojnë mbështetjen për Ukrainën.

Në adresën e saj në Instagram drejtuar qytetarëve të Federatës Ruse, Kuzina theksoi se rusët janë të keqinformuar, por duhet ta dinë të vërtetën.

“Dua ‘tju them se Vladimir Putin po lufton në Ukrainë. Në vitin 2014 ai nisi luftë në Donbass. Tani pushtoi Ukrainën. Dhe unë deklaroj se ai është kriminel lufte. Ai është një terrorist global. Ajo që po bën është krim kundër njerëzimit”, tha artistja.

Me lot në sy, Kuzina falënderoi Forcat e Armatosura të Ukrainës për heroizmin dhe shpëtimin e jetëve të ukrainasve.

Kujtojmë se 41-vjeçarja Anna Kuzina punoi në Moskë për një kohë të gjatë, por vitet e fundit ajo jetoi dhe ndërtoi një karrierë në Kievin e saj të lindjes./Indeksonline/