Një partner si Adisi, bën gjestin mahnitës ndaj Fifit në koncert

Fifi është këngëtarja që morri vëmendje të dyfishtë me rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.

Së fundi ajo morri vëmendje edhe me lidhjen e saj me Adis Patushin, shkruan lajmi.net.

Pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre, Fifi dhe Adisi, pothuajse janë gjithmonë bashkë.

Këngëtarja shoqërohet nga partneri i saj edhe gjatë koncerteve ku ajo performonë.

Gjatë natës së kaluar Fifi ka mbajtur një koncert teksa shihet të jetë afër saj edhe Adisi.

Fansat e Fifit kanë kapur një detaj mahnitës, teksa shihet partneri i Fifit duke ia mbathur këpucët asaj.

Përkushtimi që ai ka për këngëtaren lë të kuptohet se të dy bashkë janë në kulmin e lumturisë dhe dashurisë./Lajmi.net/