Aktori amerikan Sean Penn zbulon se çfarë ndodhi kur takoi Zelenskyn

Aktori amerikan, Sean Penn, ishte takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ai ishte në Ukrainë ditën kur nisi pushtimi rus.

Për “Anderson Cooper”, aktori foli për përvojën e tij gjatë takimit me presidentin.

“Takimi me presidentin Zelenskyy ishte një ditë para së të fillonte pushtimi. Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm. Isha i impresionuar dhe i prekur për të dhe për Ukrainën.”, tha aktori

Organizata e tij CORE po kërkon ndihmë për t’i mbështetur njerëzit në Ukrainë.

“Ne po shpërndajmë gjëra higjienike. Ne po u japim ndihmë në para dhe ujë refugjatëve. Në po punojmë tani për të sjellë stafin tonë sepse kemi dy lloje betejash më refugjatët”, tha ai.