Një ndërtesë e tërë shembet nga tërmeti në Turqi (VIDEO)

Një ndërtesë është shembur e tëra pasi në Turqinë juglindore sot ka ndodhur një tërmet me magnitudë 7.8 Rihter.

Pos dëmeve materiale deri tani është raportuar se mbi 500 persona janë të vdekur.

Tërmeti, i cili goditi Gaziantepin herët të hënën, u raportua të ishte 10 kilometra i thellë dhe preku edhe një pjesë të Sirisë.

Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin e Turqisë, Ankara dhe në vendet fqinje.