“Një moment i tillë duhet të festohet”, kapiteni i Man Utd dëshiron që një rregull i futbollit të shfuqizohet

Mesfushori i kombëtares portugeze dhe kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka kërkuar nga përgjegjësit e rregullave të futbollit që të heqin sanksionet e lojtarëve për heqjen e fanellave në festën e golave.

Portugezi iu referua shembullit të shokut të tij të skuadrës Amado Diallo, i cili humbet ndeshjen e radhës për shkak të heqjes së fanellës.

E gjithë kjo erdhi kur Diallo shënoi gol ndaj Liverpoolit në minutën e 121-të të çerekfinales së FA Cup për fitoren 4:3 të United, për ta kualifikuar ekipin e tij në fazën tjetër të kësaj gare.

Festimi që pasoi i dha atij një ndëshkim me të dytin të verdhë, respektivisht të kuqin, që do të thotë se ai nuk do të ketë të drejtë të luante kundër Brentford.

“Një moment i tillë duhet të festohet dhe duhet ndryshuar rregulli ekzistues”, ka thënë fillimisht kapiteni i Djajve të Kuq.

“Duhet të jetë e mundur të festohet një gol, duhet të jeni të lumtur në atë moment. Sigurisht, me respekt për klubet e tjera”, përfundoi Bruno.