Një i vdekur dhe 16 të lënduar nga shpërthimi në Leverkusen të Gjermanisë

Të paktën një person ka vdekur dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Gjermani.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët në qytetin e Leverkusen kanë deklaruar se 16 persona pësuan lëndime si rrjedhojë e këtij shpërthimi, që ndodhi të martën në mëngjes.

Shuarja e këtij zjarri që u shkaktua nga shpërthimi zgjati për disa orë, derisa tufa tymi të zi shiheshin në zonë.

Policia iu ka thënë banorëve lokalë që të qëndrojnë brenda si dhe të mbyllin dritaret dhe dyert.