Atentati me dy të vdekur në Durrës/ Policia shoqëron 45 persona, dyshohet për prishje pazaresh

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me kallashnikov dy persona.

Mësohet se gjatë gjithë natës janë shoqëuar 45 shtetas, të cilët janë nga Durrësi, por edhe nga qytete të tjera.

Sakaq, dyshohet se autorët ishin vrasës me pagesë dhe një nga pistat e hetimit ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

Kujtojmë që viktimat Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza kanë qenë duke ecur anës rrugës bashkë me disa shokë të tyre, dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë, e cila më pas është gjetur e djegur në Rrogozhinë.

Dy personat objektiv të atentatit janë mbajtur nën vezhgim nga atentatorët, të cilët sapo i kanë parë duke ecur në këmbë anës rrugës, i kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke u marrë jetën.