Një Kryevepër e Fuqisë Teurgjike

Ormusi për Shpirtin, koleksioni i poezive të reja të Fahredin Shehut është duke ardhur në një kohë të vrazhdë e me rrëmujë. Duhet ta gjejë rrugën për tek lexuesi përmes konsumatorëve

“edhe uji është i hidhur”, çdo gjë duhet të jetë fotogjenike që t’ia vlejë për t’u vërejtur. Por poezia e Shehut, e strukturuar që t’ju zgjojë e jo për të qenë një ninullë, është thellësisht e fortë. Në poezinë e tij të titulluar “Integrimi”, ai thekson se “ende askush nuk mund të porosit ushqim me algoritme / por thjesht përmes fjalëve”.
Ky libër faktikisht është një mbrojtje trimërore e fuqisë së fjalës, është mbrojtje e poezisë kundrejt kësaj bote të superioritetit teknologjik dhe ideologjisë gjerësisht të miratuar se dëshmia empirike është e vërteta e vetme dhe jo vetëm e shkencës.
Shehu në poezitë e tij në mënyrë të shkëlqyeshme e sfidon këtë qëndrim të krijuar, për të mos thënë dogmatik. Ai rrëfen në një nga poezitë e tij se fillimisht ai personalisht ishte sfida e vetvetes dhe përmes atij përjetimi, ai zbuloi se një pjesë e madhe e kësaj bote ekziston vetëm si dëshmi sensuale dhe mund të matet e të shprehet vetëm përmes virtytit të Fjalës Teurgjike. Duke qenë një nga ta, ai e ndan me në këtë libër të dëshmive të tija sensuale si e vërtetë e vetme. E nderoj këtë punë të mrekullueshme teurgjike të poezive komplekse, lirikisht delikate dhe të pasura me imagjinatë. Strofat e vargjet të kompozuara me plot kujdes janë plotësisht të mbushura, fillimisht me dashuri të të gjitha llojeve të fjalëve, pastaj supozoj, me pasazhe që lakojnë lumturi e reflektim, kujtime aromatike, mbetje të një të kaluare të kamotshme, dhe gjithë kjo një gjuhë të pasur e madhështore.

Si mburrje poetike e harmonisë, ritmit e fuqisë metaforike, ky libër domosdo duhet të lexohet. Duke besuar në një shtrirje bujare, Shehu e emërtoi këtë libër “Ormus (eliksir) për Shpirtin” i cili duke provokuar lexuesin ndjell tri komponentet zoroastriane të jetës, Ahura (shpirti), duke qenë e para prej tyre. Koha jonë plotësisht ka nevojë për elkisire poetike nga Teurgjistët e Fjalës. Nuk besoj se ai që nuk i kushton kujdes fuqisë teurgjike të fjalës do të mund të kuptojë tërësinë e ndonjë të vërtete.

Vida Ognjenovic, Profesoreshë e Dramaturgjisë, Global PEN
Zv. Presidente, Beograd, Serbi

“Aromat e tokës, aromat e së kaluarës, aromat e kohës që kanë kuptim njerëzor… Fahredin Shehu absorbon të gjitha aromat e ekzistencës dhe ai nuk shkruan, ai lëshon frymën e poezisë së një përjetësie! Poezia e tij është shpirtërimi i ajrit, pa të cilin jeta e mundshme s’është. Po ta mbushim një shishe me moshën e Fahredinit, mrekullitë vetëm se vijnë e shtohen. Çfarë bëjnë kohërat e erës jashta të të vështruarit?
Fjala e Poetit – tingëllon e tillë.”

Eldar Akhadov, Zv. Kryetar i Këshillit Letrar të Kuvendit të Njerëzve të Euroazisë, Pjesëtar i Klubit Ndërkombëtar të Shkrimit PEN, Pjesëtar i Bashkësisë së Shkrimtarëve të Rusisë, Ukrainës dhe Azerberjxhanit

Kjo është poezi e cila dukshëm rritet si mjegull që buron nga sferat antike dhe shtigjet mistike. Fahredini kompozon si rapsod i vjetër, duke thurur vargjet sikur të ishin pasazhe muzikore.

Ismail Butera, muzikant & tregimtar, ShBA

Poezia e Fahredin Shehut e ngritë tokësoren në sfera shpirtërore. Fjalët e poezive të tij janë të ngjashme me fjalët magjike, dhe ai, Poeti, e paraqet veten si një alkemist, që krijon mrekulli poetike nga përvoja jonë njerëzore.

Lena Ruth Stefanovic, PhD në Linguistikë, Mali i Zi

Ka një qartësi elegante në krijimin e Fahredin Shehut… përvoja që mund t’i prekësh, nuhasësh e shohësh, e të cilat shumë prej nësh tentojë t’i arrijmë në krijimet tona por pak arrijmë. Një zë i kujdesshëm e i butë me dashuri për njerëzimin, planetin dhe ndjenjën për plagat e tij.

Les Wicks, poet & publikues i njohur nga Australia Leading Australian poet & publisher

Fahredin Shehu. Është inteligjenca e shqisave, e cila nuk është thjesht inteligjencë intelektuale, që udhëheq dhe strukturon poezinë e tij. Era, tek Prosti, mund të ndjellë të kaluarën, “temps perdu”. Tek Ormusi shqisat gjithashtu na drejtojnë tek e kaluara, fëmijëria, shtëpitë, tek ajo botë e pafundme që jeton në kujtesë. Por ato gjithashtu na shpien edhe përpara, sepse ato freskojnë dashurinë, dashurinë që të drejton tek Zoti. Era e tokës së lagur është dëshmi e ndjeshme e parajsës, një Eden të cilin poeti e sjell në Unitetin që qëndron si themel i tërë këtij koleksioni të poezive të mrekullueshme.

Alfredo Fressia, Prof. i frëngjishtës, poet dhe kritik letrar, Uruguaj/Argjentinë

Kujtimet Aromatike të Fahredin Shehut
(Ormus nga Fahredin Shehu)

Kontekstualizimi i poezisë së tij personale në kronotropin e Orientit Mesjetar, në mbretërinë e Ormus/Hormozit, etimologjia e të cilit i referohet hyjnisë së Ahura Mazdas (Zotit të Urtësisë) na shpërfaq një mjedis hipnotizues. Një retrospekt i shpirtit. Një takim metempsikotik me ata të të njëjtit mendim. Një takim i marrë si besim i pastër, si shpërthim i sakrales. Një kujtim i udhëhequr nga dora e padukshme e pavetëdijes. Një labortator i sintezisë – përzien shqisat, aromat, zërat, ngjyrat, shijet, prekjet.
Poezia e Fahredin Shehut është pikërisht ajo prekja e atij kokteji të ndjeshëm, që është gjuha e tij poetike. Një rikujtim i kërkimit metafizik të vetes duke u futur në simbolikën religjioze. Kujtesa e Shehut nuk është vetëm e atij. Ajo ka thithur kujtimet e njerëzve të tjerë si të vetat dhe anasjelltas. Ajo kërkon një botë përtej kësaj bote, larg dallimeve dhe ndarjeve jetëshkurtëra.
Kjo është arsyeja pse poezitë e Shehut janë medituese, qetësuese, dhe parfumi i tyre është diskrent. Aroma e jaseminit vjen nga kohë tjera, jo nga kopshti ynë. Melonkaloia e saj është e këndshme. E kaluara ka hijeshinë e vet – sa më shumë aroma, zëra, imazhe, shije e prekje që ajo përmban, aq më e fuqishme është. Kjo është arsyeja pse ajo është një palimpsest. Kujtesa u kthye në fjalë, në vargje, në poezi.

Katica Kulavkova, Akademike, PhD në Letërsi Krahasimtare-Sorbonne, poete, zv. Presidente e PEN Global, Shkup, Maqedoni

Poezia e Fahredin Shehut është manifestim i lavdishëm dionisian, një shkrirje e shqisave, që shpërfaq bukurinë kozmike dhe sjell në jetë hyjnoren (Numinozin). Lexuesi bredh mes ngjyrave, zërave dhe aromave të përziera në kohë dhe hapësirë, duke kombinuar kujtesën dhe vizionin, mitiken dhe bashkëkohoren. Andaj, thelbi i artë i shkencës moderne has në një “amforë të bruztë’ dhe mbresat janë të regjistruara në një “epitaf të Grafenit.”

Miriam Neiger-Fleischmann, studiuese e letërsisë (PhD), poete dhe piktore, Jerusalem, Israel.
Shënim për Ormus nga Fahredin Shehu

Nuk ka pasaportë më të mirë udhëtimi, në ditët e sotme, sesa një libër me poezi. Përmes tij, ne njohim njerëz dhe ai na mundëson të udhëtojmë rreth e rrotull planetit, pavarësisht kufijve, ky është rasti i librit Ormus të Fahredin Shehut.

Çdo herë dhe gjithmonë
i kujtoj rrënojat e myshkura
të së kaluarës ku shpirti
ka bredhur.

Në fletoren prej kadifes akuamarin,
një Laps i rëndë shkruan vrazhdë
me gjak në vend të bojës dhe
shkronja të drejta për këtë botë të dredhur

Faqet e tij përfshijnë në vargjet e tyre një mesazh univerzal që na mundëson ta dimë tërë magnitudën e saj. Këto poezi që ju do t’i lexoni përfshijnë kohë, kujtime, natyrë e dashuri të ndërthurur në një gjuhë të pastër e të thellë.
Forca të errëta me veshje të dobëta
kështu verbojnë kalimtarët e të varfërit
Dëgjova secilën lëvizje
secila prej tyre lëshontë një zë vajtues
përmes Dijes, Fatit, Përvojës dhe
shkarjeve të ndodhive të Jetës

Ormusi i referohet tokës së poetit, tokë e cila rrjedh gjak dhe lulëzon, me frymë të fortë plot shpresë, jo vetëm për të, por edhe për një botë që turbullohet nga vuajtja.

Çfarë mund të bëj poeti
Për të nesërmen
Përveç se ta hamendësoj të ardhmen
Si një parashikues i verbër
Të përqeshet e të tallet me veten
Nga çfarë makina nuk mund
Të kalkulojë e ta quaj Dashuri
Si përfundim poeti na shpie në një udhëtim të brendshëm, njerëzor e ekzistencial, nga i cili kthehemi të plotë, të kënaqur dhe me imazhe që do t’i kujtojmë. Por me një mandat të caktuar, në duhet të bëjmë diçka. Mbase në Poezi.

Esteban Charpentier, Poet
Argjentinë

Në dritën e Ormusit

Titulli i këtij libri, Ormus, rrjedh nga një mbretëri e lashtë dhe nga një prej qyteteve më të rëndësishme të Lindjes, i cili kontrolloi rrugët e tregtisë përmes Grykës së Persisë për në Kinë, Indi dhe Afrikë Jugore. Emri mund të jetë edhe më i vjetër, që rrjedh nga Ashura Mazda, Zoti Persian i Dritës. Shehu ka shumë kohë që njihet për misticizmin sufist.
Në këtë përmbledhje panteistike të poezive, ai bëhet shumë global, duke shkrirë të kaluarën dhe të tashmen. Bota e Shehut është një botë mes dy veshëve dhe kozmosit. Ai i sjell vitet në jetët e lexuesve të tij. Qielli rikuperon kaltërsinë e tij. Ai numëron lumturi të vogla. Ai kërkon mëshirë për njerëzit e hutuar. Lexuesi duhet të përfitojë nga bujaria dhe fuqia e tij e tranformimit poetik.

Një nga poetët më të mirë i cili shkruan në gjuhën shqipe në ditët e sotme.

PhD Vladimir Pištalo, Autor
Becker College, Worcester, Massachusetts

The Poems of Fahredin Shehu in Ormus
In the beginning, it felt outlandish, and then in slow lento it
became familiar. It was the impression I had when I first read
the poems of Fahredin Shehu. The feeling of outlandishness
was not because I do not know Ormuz, the title of his
anthology of poems. It was because I had almost forgotten
that this Persian God is well-known throughout the Western
world or Europe. He was a famous god, venerated by many
people not only in the East, but also in the West, came into
the European history together with the emergence of
Gnosticism. Both of them had brought the seeds of perennial
philosophy to the West as they had to the East.
Such perennial philosophy with Sufistic features is what
resonates through Fahredin Shehu’s poems in this book.
Thus, it was how I began to feel familiar with his poems. His
contemplative and meditative poems are beautiful Eastern
tones. His poems remind me of Goethe’s poems in
Westöstlicher Divan of two centuries ago.
Goethe’s poems were mainly inspired by the romantic Sufi
poems of Hafiz, bountiful in spiritual contemplation. In
Eastern poetry (such as Chinese, Indian, Persian, Javanese,
etc.), there is one reality of poetry: its function as aesthetic
mode to express contemplation of one’s spiritual
experiences. Eastern poets believe that a true poet never
indulges in the reality of daily life and he always yearns for
her home in the metaphysic realm.
It seems Shehu is a poet like that too. Like Goethe, he seeks
the warmth of life in the contrivances of perennial ambience.
Such perennial contrivances see that soils in the world are
real through the poet’s spiritual observance with his
meditative experiences. This is my impression when I read Shehu’s poems.

Abdul Hadi Wiji Muthari, Professor of Islamic Philosophy
and Literature (University Paramadina, Jakarta, Indonesia)