Nita nga Kumanova, studentja e vetme shqiptare që është kyçur në luftën kundër pandemisë (Video)

Nita Zeqiri është studente në Fakultetin e mjekësisë. Ajo pa u hamendur fare i është bashkangjitur grupit vullnetar të studentëve që janë kyçur në luftën kundër pandemisë Kovid 19. Në videon më poshtë ajo flet për përvojën e studentëve të mjekësisë që po luftojnë pandeminë, duke paralajmëruar se në të ardhmen edhe studentë tjerë shqiptarë do të kyçen.