Greqi, shteti detyrimisht mori dy klinika private nga Selaniku për trajtim të pacientëve me Covid-19

Për shkak të pasqyrës së keqe epidemiologjike në Selanik dhe spitalet e mbushura shtetërore, Ministria e Shëndetësisë së Greqisë, detyrimisht mori dy klinika private dhe i vendosi plotësisht në funksion të shtetit, në bazë të ligji përkatës të votuar nga Parlamenti grek, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Spitalet private të Selanikut, komplet, bashkë me personelin, me urdhër të shtetit në 15 ditët e ardhshme do të jenë në dispozicion të sistemit shëndetësor kombëtar.

Vendimi dhe urdhri vijnë pasi nuk ishte arritur marrëveshje e pranueshme mes Ministrisë dhe Shoqatës së Klinikave Private.

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë dje, përmes një shkrese urgjente, i bëri thirrje Shoqatës, anëtarët e saj që më së voni deri në orën 21 mbrëmë, të kërkojë që të caktojnë dhe vendosin 200 shtretër për mjekim të pacientëve me Covid-19 në njësinë rajonale në Selanik.

Përgjigjja nga Shoqata e Klinikave Private ishte negative, pas çka vijoi edhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për rekuizitë të dy spitaleve private.

Në bazë të vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, në 15 ditët e ardhshme, me dy klinikat private do të udhëheqë udhëheqësi i spitaleve shtetërore nga rajoni shëndetësor konkret.

Paralelisht administrata e dy klinikave private është privuar nga cilado e drejtë e udhëheqjes ose përfaqësimit juridik.

Në mënyrë shtesë, ministrat e Shëndetësisë dhe Financave të Greqisë do ta caktojnë mënyrën në të cilën do të kompensohen klinikat private.

Dje, në Greqi ishin regjistruar 3.227 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 774 të sapoinfektuar janë në Selanik.