Nis të stabilizohet gjendja me virus në Indi

Në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, për herë të parë që nga 14 prilli e deri tani ka shënuar rënie nën 200 mijë numri rasteve ditore me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.511 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 307.231. Ndërsa me 196.427 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 26.948.874.

Në këtë mënyrë numri i rasteve ditore në Indi ka rënë nën 200 për herë të parë pas 40 ditëve. Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë, transmeton Anadolu.

Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 24.054.861 ndërkohë që 2.586.782 pacientë vazhdojnë ende trajtimin.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

India ndodhet ende në pozicionin e vendit me numrin më të latë të vdekjeve dhe rasteve ditore të regjistruara çdo ditë.

– Vaksinimet arrijnë në 200 milionë

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë kryer 198.538.999 doza të vaksinës.

Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”.