Nikollovski: Rexhepi do të votojë mosbesimin ndaj qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe BDI

–Nga ajo që e di, nga ajo që kam dësgjuar. Nuk mund të flas në emër të dikujt tjetër, është që z.Rexhepi dot të votojë për mosbesimin e kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM dhe BDI, kështu u përgjigj fillimisht Aleksandar Nikkollovski pyetjes nëse kanë mbështetjen e Skender Rexhepit nga Alternativa në lidhje me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, përcjell TV21.

“E vlerësojmë lartë punën e Skender Rexhepit, vlerësojmë se bëhet fjalë për njeri të ndershëm, për mik tonin me të cilin ne bashkëpuojmë. Mendoj se deklarata e tij ka qenë e qartë dhe se nuk duhet të nxirret nga kontesksti, ai do të mbështes mosbesimin ndaj qeverisë, respektivisht nuk do të lejojë që të funksionojë qeveria e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Nikollovski duke shtuatr se kjo ka të bëjë vetëm me rrëzimin e Qeverisë.