Nikollovski: Qeveria hap luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit dhe krrimit, Ljupçe Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se Qeveria e re hap luftë kundër krimit dhe korrupsionit ndërsa qytetarët duhet të dinë se si shpenzohen paratë e tyre dhe si punojnë institucionet që përdorin ato para.

Sipas Niokllovskit, në gjithë këtë proces, të rëndësishme janë institucionet, mediat, sektori civil, bashkësia biznesore dhe akadamike si dhe të gjitha mjetet në shoqërinë tonë.

“Transparenca dhe hapja është prioriteti ynë kryesor dhe do të zbatohen nga niveli më i lartë deri të niveli më i ulët. Pozita ime është rezultat i përcaktimit të Qeverisë së re për vendosjen e një sistemit që vazhdimisht gjeneron dhe rekomandin drejtës, rend, shtet të së drejtës dhe garanton të drejtën dhe sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Nikollovski.

Ai thja se Qeveria e re do të përpunojë në ridefinimin e kodeksit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarët e emëruar në Qeveri.

“Gjatë zbatimit të këtij kodeski do të vlejë maksima ‘zero tolerancë për korrupsion, zero tolerancë për ministrat, drejtorët, udhëheqësit dhe për gjithë administratën publike. Secili që ka shkelur ligjin, duhet të merr përgjegjësi. Duhet të ketë rend, një herë e përgjithmonë për institucionet. Duhet ta kthejmë besimin te të rinjtë dhe qytetarët në funksionimin e sismit për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”, deklaroi Nikollovski.