Nikollova nga LSDM: Mickoski nuk dallon aspak nga paraardhësi i tij Gruevski

Reaguan edhe nga LSDM. Deputetja Daniella Nikollova tha se frika dhe paranoja, e shprehur nga Mickoski për disa lloj komplotesh botërore tregon qartë se ky është një politikan antievropian. Ajo shtoi se Mickoksi nuk dallon fare nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski.

“Përkatësisht, ai nuk dallon aspak nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski. Ai është plotësisht i vetëdijshëm se retorika që ka shprehur ditët e fundit, që nënkupton retorikë kundër BE-së dhe NATO-s, do ta lërë Maqedoninë të izoluar edhe për të paktën 11 vite të tjera. Fillimisht ai foli për një lloj bullgarizimi dhe asimilimi, pastaj kur doli se ishte e pavërtetë, filloi të fliste për diktat bullgar”, tha Daniella Nikollova – deputete e LSDM-së.