Assesi të fillojë seanca plenare e paraparë për në orën 11. Deputetët nuk janë akoma të gjithë në sallë dhe nuk dihet cili është shkaku i vonesës. Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka shfaqur nervozizëm ndaj koordinatorëve të grupeve parlamentare duke ua bërë me dije për vonesën dhe duke u treguar orën. Jozyrtarisht mësohet se sasia e madhe e ligjeve në procedurë parlamentare ka ngatërruar procedurën në komisione dhe materialet e komisioneve nuk janë të gatshme për t’u shqyrtuar në plenare.
Maqedoni Ngecja e ligjeve në Kuvend, vonohet seanca