Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese në “Festivalin e këngës” në RTSH.
Ajo do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizon ndërsa për këtë fitore të madhe nuk kanë munguar urimet e shumta.
Edhe Robert Berisha e uroi Arilenën mirëpo edhe këtë herë duke thënë troç mendimin e tij pa komplekse.
Pranë fotos ku Arilena falënderon për çmimin, Roberti ka shkruar: E ke meritu me tana 🤪 🌹
Më pas nuk ka munguar një reagim i dikujt prej ndjekësve me të cilin Roberti u kap keq.
Në rrjete sociale ky koment i Robertit është interpretuar si ironizim ndonëse vetë pak ditë më parë në një intervistë nuk mbajti anë as me Arilenën e as me Elvanën duke i konsideruar dy këngët ‘si për varrime’.