Ahmeti: 16 fitore për 18 vite, më 12 prill fitorja e radhës (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është i bindur se partia e tij do të del fituese në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, shkruan gazeta LAJM. Kjo fitore, sipas Ahmetit, do të jetë më e rëndësishmja jo vetëm për BDI-në, por gjithë gjithë shtetin.

“Më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe unë jam shumë i sigurtë, ashtu siç kemi regjistruar e shënuar për 18 vite 16 fitore, kjo që vjen më 12 prill është fitorja e radhës dhe nga më të rëndësishmet për Bashkimin Demokratik për Integrim, nga më të rëndësishmet edhe për vetë shtetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një subjekt dhe lëvizje që kanë ditur të mbajë balancet etnike dhe politike në këto hapësira. Më 12 prill nuk fiton BDI-ja, por shteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, fitojnë qytetarët sepse kemi ditur të menaxhojmë, kemi ditur të balancojmë edhe të përballemi më vështirësit më të mëdha dhe ato me sukses t’i tejkalojmë. Për këtë them që ky kongres vulos fitoren e radhësh të BDI-së, fitoren nga më të rëndësishmet për ne”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në kongresin e IV të partisë që u mbajtë të shtunën në Shkup./Gazeta LAJM

Ahmeti: 16 fitore për 18 vite, më 12 prill fitorja e radhës (VIDEO)

Ahmeti: 16 fitore për 18 vite, më 12 prill fitorja e radhës (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, December 23, 2019