Nga pasojat e pandemisë kanë humbur jetën 840 gazetarë

Vitin e kaluar në 68 vende të botës nga pasojat e Kovid 19 kanë humbur jetën 840 gazetarë, njoftoi organizata joqeveritare zvicerane “Press Emblem Campaign”. Në kumtesën e kësaj organizate theksohet se ky është numri më i madh I gazetarëve që kanë humbur jetën, pas Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 2020, çdo ditë nga dy gazetarë kanë qenë viktima të Kovid 19. Numri më i madh të gazetarëve që kanë ndërruar jetë janë nga vendet e Amerikës Jugore, 458. në Azi nga pasojat e Kovid 19 kanë ndërruar jetë 151 gazetarë, në Evropë-147, në Amerikën e Veriut– 45 dhe në Afrikë – 39. në Peru gjatë pandemisë kanë ndërruar jetë 108 gazetarë, në Brazil -102, Meksikë – 87, në Indi– 56, Itali – 46 dhe në Turqi 21 gazetarë. PEC thekson se numri real i gazetarëve që kanë ndërruar jetë nga pandemia është më i madh.