Sport Nga Karl Anthony-Towns te Adebayo e Horton-Tucker, top aksionet e mbrëmjes në...

Nga Karl Anthony-Towns te Adebayo e Horton-Tucker, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar 12 sfidat e reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja pasi kanë mposhtur Washington Wizards me 13 pikë diferencë 122:109.

Fitore ka shënuar edhe Orlando Magic 118:110 ndaj Minnesota Timberwolves, derisa Atlanta Hawks ka mposhtur LA Clippers.

Miami Heat ka triumfuar ndaj Clevaland Cavaliers, derisa Utah Jazz e Phoenix Suns kanë pësuar humbje befasuese nga San Antonio Spurs e Toronto Raptors.

NBA ka zgjedhur top 10 aksionet më të mira të mbrëmjes, ku Karl Anthony-Towns vjen me dy ngulitje, derisa ka edhe bllokada e asistime fantastike.