Nga Giannis Antetokounmpo te Jalen Green e Randle, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar 12 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Si gjithmonë nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe derbi, por edhe rezultatet befasuese.

Kanali zyrtar i NBA në YouTube, ka publikuar edhe aksionet më të mira të mbrëmjes në sfidat që janë zhvilluar.

Asistime të mrekullueshme, ngulitje, bllokada e shënimet vendimtare janë disa nga aksionet më të mira në NBA.

Giannis Antetokounmpo vjen me një ngulitje fantastike, derisa njëjtë kanë vepruar edhe Jalen Green i Houston Rockets dhe Julius Randle i New York Knicks.

Vendi i parë i takon Spencer Dinwiddie me tre pikëshin e shënuar në sekondën e fundit duke i dhuruar fitoren Dallas Mavericks ndaj ish-skuadrës së tij Brooklyn Nets.