Kryeministri Hristijan Mickoski pret që nga e hëna çmimet e derivateve të fillojnë të bien, përcjell TV21. I pari i ekzekutivit tha se vendi ynë vazhdon të mbetet vendi me çmimet më të ulëta të derivateve.
“Pra, pres që nga e hëna të shohim një nivel në ulje të çmimeve të benzinës dhe naftës. Por e rëndësishme është që, si shtet, ne ende mbetemi vendi me çmimet më të ulëta për naftë dhe benzinë, duke qenë se këto janë produkte të blera në bursë, që do të thotë se të gjitha vendet i blejnë nga i njëjti vend. Nuk ka ndonjë mençuri të madhe nëse je një sipërmarrës më i madh apo më i vogël, apo një politikan më i madh apo më i vogël, thjesht ne si Qeveri po zgjedhim të heqim dorë nga një pjesë e madhe e asaj që disa vende të tjera nuk e kanë bërë, pra taksat e larta të akcizës e kështu me radhë. Në të kaluarën, e dini që ne gjithashtu hoqëm edhe tatimin e vlerës së shtuar, kështu që po qëndrojmë në atë politikë, dhe në periudhën që na pret, pres që çmimet të ulen sërish”, deklaroi Mickoski.



