Nexhmije Pagarusha la amanet edhe një këngë për t’ia lëshuar në natën e varrit

Ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, vdiq mëngjesin e të premtes (7 shkurt), në moshën 86 vjeçare.

Krijimtaria e Pagarushës do të mbetet dokument për brezat e ardhshëm, ndërsa do të kujtohet si bilbili i këngës shqipe.

Arti dhe kultura shqiptare pësoi humbjen më të madhe sot.

Para se të vdiste, Nexhmije Pagarusha kishte lënë amanet që të varroset në vendlindjen e saj Pagarushë me ceremoni private.

Së fundi, këngëtari Korab Shaqiri bëri publik një dokument, ku tregon dëshirën e fundit të ikonës së muzikës shqiptare.

Ajo ka lënë amanet që në natën e varrit t’i lëshohet kënga “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.

“Kur të vdes, atë natë të ma lëshoni te varri CD-në ‘Lugina e Dashurisë’ të këngëtarit Ilir Shaqiri”, shkruan në dokumentin që mban vulën e Pagarushës, i shkruar më 2003.

Lamtumirë DADË! #bilbilikenges #nexhmijepagarusha“, ka shkruar Korab Shaqiri pranë atij dokumenti.