Meteorologët paralajmërojnë uragan në Gjermani (VIDEO)

Gjermania duhet të përgatitet për një uragan që do të shkaktojë dëme në infrastrukturë dhe do të paraqesë kërcënim edhe për jetën e njerëzve, sipas meteorologut Andreas Friedrich të Shërbimit të Motit Gjerman.

Uragani “Sabine”, i cili gjithashtu do të përshkojë edhe Mbretërinë e Bashkuara nga Oqeani Atlantik pasi fiton forcë, pritet të godasë në veriperëndim të Gjermanisë rreth mesditës të dielën, transmeton KlanKosova, përcjell albinfo.ch.

Sipas shembujve aktualë të motit, shpërthimet e uraganit me një shpejtësi mbi 120 kilometra në orë priten në Gjermani, ndërkaq nata e së hënës pritet të jetë nata më e rrezikshme.

Stuhitë me shpejtësi të erës mbi 119 kilometra në orë konsiderohen uragane.

Deutsche Bahn tha të premten se po monitoron nga afër situatën e motit.

Një zëdhënës iu referua një plani hap pas hapi të përgatitur për situata ekstreme të motit, i cili do të vihet në fuqi nëse është e nevojshme.