Netanyahu “nuk i jep pesë pare” për urdhërarrestin, thotë se kjo nuk e ndalë të udhëtojë jashtë vendit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ai “nuk është i shqetësuar” për udhëtimin jashtë vendit pasi kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale njoftoi se ai po kërkonte një urdhër arresti për të dhe ministrin e tij të mbrojtjes, si dhe tre liderë të Hamasit.

Prokurori, Karim Khan, tha për CNN të hënën se ai po kërkonte urdhër për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Jo, nuk jam i shqetësuar për udhëtimet. Mendoj se nuk jam aspak i shqetësuar për statusin tonë”, tha Netanyahu në një intervistë të martën me Good Morning America të ABC.

“Unë mendoj se prokurori duhet të shqetësohet për statusin e tij sepse ai me të vërtetë po e kthen GJNP-në në një institucion të pabesë”, tha ai.

“Njerëzit thjesht nuk do ta marrin seriozisht; ata e shohin atë si një gjë të politizuar”, shtoi Netanyahu, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se ishte “shumë i lumtur” kur presidenti amerikan Joe Biden e quajti masën e prokurorit si “të egër”.

“Unë mendoj se vendet serioze nuk po i marrin seriozisht”, tha Netanyahu për Good Morning America.

Në një deklaratë të hënën, Biden kundështoi përpjekjet e GJNP-së për të kërkuar urdhërarreste, duke thënë se përpjekjet e gjykatës e vendosin Hamasin dhe aleatin kryesor të ShBA-së, Izraelin në një bazë të barabartë.