Nesimi: Të papërcaktuarit arsyeja kryesore për shumë parti opozitare

Arsyeja pse të shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kemi shumë parti opozitare është të numri i madh i qytetarëve të papërcaktuar.
Numri i madh i të papërcaktuarve krijon kushte për më shumë parti opozitare, të cilat me plotë të drejtë tentojnë të afrojnë kah vetja këtë kategori të qytetarëve.
Kësaj gjendje padyshim që nuk mund t’i gëzohet partia në pushtet, sepse numri i madh i të papërcaktuarve tregon që shumica e qytetarëve është e pakënaqur me pushtetin.
Për të pasur vetëm dy tabore politike duhet që votuesit të fillojnë të përcaktohen, pa marrë parasysh kah pushteti apo kah opozita.
Papërcaktimi apo bojkoti janë dy mjetet më të papëlqyeshme në një sistem demokratik, ndërsa dalja e ulët në zgjedhje flet për nivelin e ulët të vetëdijes politike në një shtet.

(Florian Nesimi , status i publikuar në facebook)