Zaev: Zgjedhje duhet të ketë sa më parë, votimi do të mbahet konform protokolleve të sigurisë

Zgjedhje patjetër të ketë sa më shpejt të jetë e mundur. Aktivitetet parazgjedhore dhe votimi do të mbahen në përputhje me gjitha protokollet e sigurisë. Politikë e përgjegjshme është të sigurohet puna dhe funksionaliteti i të gjitha institucioneve. Zgjedhjet sipas fuqisë ligjore janë në skadimin e 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk ekziston asnjë mekanizëm tjetër juridik, ka shkruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Është koha, shkruan ai, që vendi ynë në tërësi t’i vë në funksion institucionet e saja, veçanërisht Kuvendin. Përfundimisht, zgjedhjet t’i lëmë prapa nesh dhe të shohim përpara drejt ekonomisë së re të vendit dhe përballjes me KOVID-19.

“Bartësit e listave të koalicionit #Mundemi në njësitë zgjedhore 2, 5 dhe 6 sot ishin në terren. Ata mbajtën takime koordinuese, shpërndanë maska ​​dhe biseduan me popullatën lokale. Të gjitha aktivitetet janë organizuar dhe realizuar konform protokolleve të institucioneve kompetente për mbrojtje të shëndetit publik”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.