Nesimi: S’kemi bërë (s’po bëjmë) dallimin mes mitologjisë dhe historisë së vërtetë

Florian NESIMI

Mangësia më e madhe e jona historikisht ka qenë që nuk kemi ditur të bëjmë dallimin ndërmjet mitologjisë dhe historisë së vërtetë. Kështu mitologjia ka zënë vendin e historisë dhe duke iu nënshtruar mitit nuk kemi mundur të zhvillohemi si popull.
Një shembull më i mirë i kësaj është krijimi i mitit të Enver Hoxhës dhe mitologjisë së Luftës Nacional Çlirimtare të viteve 1940-45. Mitologjia thotë se Shqipëria u çlirua si pasojë e luftës së LNÇ-së, ndërsa historia e vërtetë është se Shqipëria nuk do të mund të çlirohej sikur mos të fitonin shtetet e Aleancës kundër shteteve naciste.
Kështu mitologjia zuri vendin e historisë së vërtetë dhe u krijua miti i Enver Hoxhës.
Nga shkaku se edhe sot e kësaj dite ne jemi popull që shumë lehtë krijojmë mite dhe pastaj bëhet shumë e vështirë që këto mite të ç’mitizohen, mendoj se në të ardhmen duhet të kemi shumë kujdes në krijimin e miteve, sepse siç na mëson përvoja, miti krijon diktaturë.
P.S. Ka shkruar ne profilin e tij ne facebook prof. Florian Nesimi