Shkup: Arrestohet tetovari para se të hypë në aeroplan, policia e dërgon në burg

mde

Të martën në ora 18 e 05 minuta, në Aerportin e Shkupit policia ka arrestuar 51 vjeçarin me iniciale G.E. nga Reçica e Vogël. Gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se ai figuron në listën e personave që kërkohen me masën “arrest”, me urdhër të Sektorit për kërkim, njoftoi MPB. Menjëherë pas arrestimit në aeroport, ai është dërguar në burgun e Idrizovës.