Nesimi, Ramës: S’mund të ketë pajtim derisa Serbia të mos jep përgjegjēs per luftërat

Shkruan: Robert Nesimi

Edi Rama tha se pas konflikteve rajoni duhet të pajtohet, ashtu siç janë pajtuar SHBA me Japoninë, Franca me Gjermaninë.

Por Franca nuk është pajtuar me Himlerin, Geringun e Gebelsin, ashtu siç i kërkon ti Kosovës të bëjë me Vuçiqin.

Rajoni nuk do të pajtohet derisa Serbia të marrë përgjegjësinë për luftërat e viteve të 90-ta dhe derisa shpura e Millosheviqit të largohet nga pushteti.

Destabilizimi i rajonit ka vetëm një emer: Serbi. Këtë fakt nuk mund t’a mbulojnë as njëqind Open Balkana.