Nesimi: Pabarazia sociale do e çojë shtetin në polarizim, mes të pasurve dhe të varfërve

Florian NESIMI

Sistemi i ri ekonomik, nëpërmjet pronës private dhe sistemi shumëpartiak, u krijoi mundësi disa njerëzve duke shfrytëzuar korrupsionin, të krijojnë pasuri marramendëse brenda natës. Kështu tek ne arriti të krijohet një klasë e kapitalistëve.
Por, fatkeqësisht, akoma s’kemi parë asgjë!
Këto janë vetëm brezi i parë i kapitalistëve. Kur të vijë në pushtet brezi i dytë i kapitalistëve, tek atëherë do ta shohim se çka është padrejtësia dhe pabarazia sociale.
Andaj, patriotizmi më i madh në këto kohëra do të kishte qenë lufta për barazi sociale. Secila çështje tjetër, përveç barazisë sociale, do të çojë shtetin në polarizim më të madh ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.
Dhe këtë duhet ta kenë të qartë si të gjithë akterët politikë, poashtu edhe qytetarët.
Sepse siç tha para disa viteve një opozitare ruse – unë nuk dal në protestat që i organizon Navalny në sheshin e Moskës, sepse kur e thirri protestën, para 5 ditësh ishte kthyer nga pushimet në Tajlandë.