Barcelona i cakton një çmim kartonit të Memphis Depay

Skuadra e Barcelonës i ka vendosur një çmim yllit holandez, Memphis Depay.

Depay ishte një nga realizatorët më të mirë te Barcelona edicionin e kaluar, megjithatë për sezonin tjetër mund të mos jetë pjesë e planeve.

Lojtari nuk është se nuk pëlqehet nga Xavi Hernandez, por situata ekonomike bën që Barca të ketë nevojë ta shesë atë, përcjell lajmi.net.

‘Sport’ tashmë raporton se katalanët i kanë caktuar një çmim lojtarit të Holandës.

Secila skuadër që dëshiron ta marrë kartonin e Memphis Depay, duhet të paguajë 20 milionë euro për të.

Mbetet të shihet nëse do të ketë oferta drejt Barcës, për Depay.