Nesër pa rrymë disa pjesë të komunave Ilinden dhe Kisella Vodë

Pa energji elektrike nesër për disa orë do të jenë shfrytëzuesit nga komunat Ilinden dhe Kisella Vodë, kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni.

Prej orës 08:15 deri në orën 15:15 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga vendbanimet Tekia, Deljadroc dhe Milladinovci në Komunën Ilinden, ndërsa prej orës 10:00 deri në orën 11:00 disa nga shfrytëzuesit nga rr. “Eftim Sprostranov” nga nr. 31 deir në nr. 50 në Komunën Kisella Vodë.

Shkak për ndërprerjen e furnizimit me rrymë, siç ceket, janë ndërhyrjet e caktuara teknike në rrjetin elektro-distributiv.