Nesër mund të propozohen masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi

Është i mundur përforcim i ri i masave për parandalimin e koronavirusit, paralajmëroi Filipçe.

Është e qartë se kemi hyrë në fazën e dytë të pandemisë me koronavirus. Numri i të infektuarve në ditët në vijim do të vazhdojë të rritet në mënyrë shtesë. Ende mbeten parashikimet që kulmi i sëmundjes të jetë në fund të këtij muaji dhe presim 2.000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto pikëpamje, theksoi në konferencën për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Paralajmëroi se nesër do të kenë diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për sëmundje infektive dhe është e mundur që deri te Qeveria të propozojnë edhe përforcimin e masave për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Ai apeloi qytetarët maksimalisht t’i respektojnë masat, kontaktet fizike t’i reduktojnë në minimum dhe t’i mbrojnë nga çdo komunikim apo lëvizje e rrezikshme.

“Një ndër problemet kryesore është se ka bartës asimptomatik të virusit, ndërsa përhapja në këtë mënyrë nga këto bartës mund të parandalohet vetëm me qëndrim në shtëpi, gjegjësisht izolim”, shtoi Filipçe.