Jose Mourinho mund të shkarkohet nga Roma dhe ky është lajmi i bujshëm që vije nga Italia.
Trajneri portugez nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Serie A, ku në shtatë ndeshjet e para ka marrë vetëm tetë pikë.
Roma ka ndërtuar një skuadër të fuqishme për të luftuar për pozitat e para dhe ngecja në tabelë po bën që drejtuesit të mendojnë për ndryshime.
Special One duket se e ka ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit dhe nëse e humb atë mund të shkarkohet.
Sipas Corriere dello Sport, Friedkins tashmë kanë një emër në mendje për zëvendësimin e trajnerit portugez, atë të gjermanit Hans-Dieter Flick.
Për dallim nga Serie A, Mourinho me Romën e tij e kanë nisur mjaftë mirë në Ligën e Evropës, ku në dy ndeshjet e para ka marrë dy fitore.