Allegri konfirmon dy mungesa e mëdha për ndeshjen me Torinon

Juventusi do të përballet me Torinon në derbin e qytetit, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Megjithatë Zonja e Vjetër do të ketë dy mungesa shumë të mëdha për këtë sfidë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se dyshja e sulmit, Federico Chiesa dhe Vlahovic nuk do të luajnë në derbi.

“Chiesa dhe Vlahovic nuk do të jenë, megjithatë na duhet qetësi sepse skuadra është në një gjendje të mire. Kean është në formë të mirë dhe do të luajë titullar”.

“Me Torinon është një sfidë e rëndësishme. Ndeshjet me ta kanë qenë gjithmonë të vështira, megjithatë jemi entuziastë dhe do ta luajmë këtë derbi me dëshirë”, deklaroi Allegri.

Tekniku italian iu rikthye edhe njëherë barazimit me Atalantën, duke i cilësuar bergamaskët si një skuadër shumë e fortë.

“Futemi gjithmonë për fitore. As në Bergamo nuk na kënaqi barazimi, megjithëse luajtëm kundër një skuadre të fortë si Atalanta. Ata luajnë shumë fortë, këtë e treguan edhe në Ligën e Evropës. Megjithatë duhet të ishim treguar më agresivë dhe të merrnim tri pikët”, tha Allegri.