“Nëse iki nga kjo botë shkoj me zemrën plot”, nëna e Stresit prek me mesazhin dërguar reperit

Reperi Stresi e ka dëshmuar edhe njëherë se është shumë i lidhur me nënën e tij.

Përveç se i ka kushtuar këngë, Stresi publikon shpesh fjalë zemre për të, madje nuk ngurron të ndaj me ndjekësit edhe disa nga mesazhet private që i bëjnë nënë e bir.

Në Instastoryn e fundit i ka publikuar disa fjalë zemre ku ndër të tjera ajo i thotë se nëse ikë nga kjo botë shkon me zemrën e mbushur plot.

Ndryshe Stresi kohët e fundit përveç sukseseve në muzikë po përflitet edhe sa i përket jetës private.