Meta: Sot nis pranvera kuqezi dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit të popullit

Përpara se tu bashkohet qytetarëve në bulevard, aty edhe ku i ka ftuar për një “beslidhje të dytë” për mbrojtjen e Kushtetutës, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përcolli një mesazh për ta. Në një video në facebook, Meta thotë se sot nis pranvera kuqezi e cila nuk do të ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit të popullit.

“Të dashur motra dhe vëllezër edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm që të bashkohem me të gjithë ju në këtë pranverë kuqezi që nis sot dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj. Liri demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa sot me 2 mars”-pohoi Meta.