“Nëse as më 7 shkurt…” – opozita shqiptare paralajmëron edhe protesta

Në rast se as më 7 shkurt nuk votohet në Kuvend anëtari i shtatë i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ai të jetë nga opozita shqiptare, Lidhja Europiane për Ndryshim do të marrin hapin e radhës – protesta jashtë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e bëri të ditur deputeti i opozitës shqiptare, Kastriot Rexhepi në “10 minuta” në TV21.

“Përveç bojkotit të punës së Kuvendit, ku ne si deputetë të LEN-it nuk marrim pjesë dhe bojkotojmë punimet derisa nuk zgjidhet kjo çështje, do të vazhdojmë edhe me hapat tjera të cilat do t’i njoftojmë, por një nga ato është edhe mundësia e protestave – bllokimit të Parlamentit me protestat”, tha Rexhepi.